Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Ishte goditja më e madhe”, Ledjona Xheladinaj flet për vajzën e saj: Ajo intervistë ka ndikuar negativisht tek të dyja

Shkruar nga Newsbomb
“Ishte goditja më e madhe”, Ledjona Xheladinaj flet për
Ledjona Xheladinaj

Ledjona Xheladinaj ka rrëfyer disa nga momentet më të vështira pas daljes së saj nga programi i “Big Brother Vip Albania”.

Në një bisedë të hapur, gazetarja ka treguar se ajo që e ka lënduar më shumë ka qenë imponimi që i është bërë vajzës së saj për të folur përpara kamerave në lidhje me ngjarjet e zhvilluara brenda shtëpisë në lidhje me babain e saj.

Ajo e përshkruan atë intervistë si goditjen më të madhe teksa ka heshtur në atë kohë për të mos sjellë më tepër reagime nga mediat. “Ajo intervistë ka ndikuar negativisht tek të dyja”, është shprehur Ledjona Xheladinaj.

Kur dola jashtë, ajo që më lëndoi më shumë ishte intervista që vajza ime dha, e cila u mor gjatë kohës që isha brenda. Nuk e kam përjetuar mirë, nuk kam reaguar në momentin e duhur, dhe kjo më ka goditur shumë. Ishte një situatë që më shokoi edhe më shumë.

Zgjodha të hesht sepse nëse do të kisha reaguar, situata do të ishte bërë edhe më e madhe dhe mund të përhapej më tej. Nuk doja që vajza ime të prekej nga ky situatë“, përfundoi Ledjona.

Kujtojmë që vajza e Ledjonës i bëri një surprizë në shtëpië e vëlliat të madh mamasë së saj. Teksa doli jashtë, ajo u pyet dhe për raportin që kishte me babain e saj pas skandaleve që shpërthyen në rrjet mbi raportet që Ledjona ka patur me ish bashkëshortin.

Më kishte marrë malli shumë, kisha kohë që e prisja. Me mamin kam të përbashkët karakterin, fytyrën, të gjitha. Më kanë qëndruar shoqet e mamit, gjyshërit, koleget.

Situata me babanë me ato sms. Flisja, tani nuk flas më, vetëm me nënën dhe gjyshin nga babi. Nuk më ka uruar as për ditëlindje, as për asgjë. Më ka mërzit”, tha Mikela.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese