Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Isha e para që guxova”, Elvana thumboi Albanin, këngëtari nuk “ia lë mangët”: Ndonjëherë mjafton një kitarë

Shkruar nga Newsbomb
“Isha e para që guxova”, Elvana thumboi Albanin,
 

Elvana Gjata, disa ditë më parë teksa mbante koncertin e saj “Dekada” në një stadium në Gjermani, kur ndodhej me Romeo Veshaj në skenë, ky i fundit bëri një pyetje:

 "Pse mikrofoni i tij është ndryshe nga ai i Elvanës?"

“Mua më mbajnë me hile sot, meqë jam e para që guxova ta bëj në Lanxess Arena koncertin”, tha Elvana.

Të gjithë fansat e morën si një “thumb” ndaj këngëtarit Alban Skënderaj i cili ditë më parë mbajti koncertin e tij “Motiv” në stadiumin “Air Albania”, ku kishte një numër mbi 25 mijë. Pas kësaj “kunje” që u duk sikur ishte për të, Albani ka reaguar në një story ku shfaq një pamje nga koncerti i tij i tejmbushur, teksa shkruan: "Ndonjëherë mjafton një kitarë".

Këtë reagim ndjekësit e kanë kuptuar si një përgjigje që ka dashur të tregojë se nuk ka nevojë për shumë zhurmë, por mjafton një kitarë dhe pak thjeshtësi për të mbushur një stadium të tërë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese