Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Ish-banorja e Big Brother i nënshtrohet operacionit, ja si është gjendja e saj

Shkruar nga Newsbomb
Ish-banorja e Big Brother i nënshtrohet operacionit, ja si është
Dea Mishel

Ish-banorja e Big Brother Vip 2, Dea Mishel, ka njoftuar se fundjava që lamë pas ka qenë tepër e vërshtirë për të. Përmes një postimi në “Instagram”, nga krevati i spitalit, Dea ka bërë me dije se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale e cila zgjati më shumë se 4 orë.

Duke mos dhënë më tepër detaje, ajo ka theksuar se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, teksa i ka bërë apel të gjithë atyre që e ndjekin që të mos neglizhojnë kontrollet shëndetësore.

 “Këtë fundjavë jam përballur me disa nga frikërat e mia më të mëdha. Pas disa muajsh analiza dhe vizita, u desh një ndërhyrje kirugjikale që zgjati 4+. Kjo ka qenë një eksperiencë sfiduese, pavarësisht se jam përpjekur të jetoj sa më normalisht mes ankthit dhe lotëve.

Ndërkohë koha pas operimit, të mësoka të jesh mirënjohëse për gjërat e vogla(të mëdha) që shpesh i marrim për të mirëqena.

Falë Zotit çdo gjë shkoi mirë. Mirënjohëse për mjekët dhe njerëzit e mi të dashur që më kanë qëndruar pranë. Rikujtesë për të mos i lënë pas dore kontrollet shëndetësore! Qëndroni gjithmonë optimistë dhe kujdesuni për veten! Ju uroj shëndet të gjithëve”, shkruan Dea.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed