
Intervista e shumëpritur e kengëtarit nga Kosova, Blero dhe ish- bashkëshortes së tij, Afrona Dika nuk është transmetuar ende, ndonëse në promon e publikuar të podkastit "Talk with Afrona" disa javë më parë ishte paralajmëruar që do të jepej disa ditë më pas.
Vendimi që i shtyu dy-ish partnerët që të mos publikonin intervistën e parë të tyre, nuk dihet ndonëse në rrjet kanë qenë të shumta aludimet.
Në një intervistë për T7 në Kosovë, Blero është pyetur nga gazetarët mbi arsyen e mospublikimt të intervistës në podkast, por ai nuk ka dhënë një përgjigje të qartë për këtë. Blero ka zgjedhur të ironizojë duke thën se montazhieri ka qenë sëmurë dhe ndaj nuk është bërë i mundur transmetimi. Sigurisht që kjo nuk ishte e besueshme,
“Montazhieri ka qenë i sëmurë”, -tha këngëtari Blero.
Sipas mediave kosovare, mes ish-çiftit ka pasur mosmarrëveshje rreth publikimit të podkastit, pasi Blero e ka cilësuar si tepër të komercializuar. Këngëtari ka vënë në dyshim nëse duhet të lejohej që ky material të shpërndahej tek publiku.
Ndërkohë, ish-bashkëshortja e tij, Afrona është përfshirë në konflikti për shkak të çështjeve që lidhen me të drejtat autoriale. Si pasojë e mosmarrëveshjeve, Afrona është penguar në publikimin e podkastit dhe kjo gjë ka shkaktuar tensione të mëtejshme mes tyre.
Kujtojmë që në promon e publikuar të podkastit, ish-çifti do të fliste mbi arsyet e ndarjes, ndërsa shfaqeshin tepër emocional gjatv rrëfimit të tyre.