
Egi Tako pas hyrjes së saj në “Big Brother VIP 4”, u komentua shumë për jetën e saj private, sidomos për një lidhje të mundshme jashtë shtëpisë.
Ish-banori Gert Ferra ishte i pari që hodhi dyshime, duke deklaruar se personi në fjalë ishte Mario Olldashi, një instruktor palestre që është disa vite më i ri se Egi. Ai shtoi se Mario kishte shoqëruar Eglin në ambientet e Top Channel, vetëm një ditë para hyrjes në shtëpi, më 21 dhjetor.
Pas kësaj deklarate të Gertit, fotot e Marjos filluan të qarkullonin në rrjetet sociale, duke nxitur akoma më shumë kureshtje. Megjithatë, pas daljes nga "Big Brother", Egi e mohoi çdo lidhje me Marjon, duke i hedhur poshtë këto dyshime.
Po ajo që ka tërhequr vëmëndjen së fundmi është Françeska Murati, e cila postoi një video në Instagram, ku ajo dhe Mario ishin duke u stërvitur së bashku.
Kjo video ka ngritur dyshimet se ata mund të kenë një marrëdhënie më të ngushtë se ajo profesionale, duke shtuar edhe më shumë pyetje nga fansat.
Së fundmi, po flitet gjithashtu se Françeska është ndarë nga bashkëshorti i saj dhe ka vendosur të zhvendoset në Tiranë për të jetuar me djalin e saj, ndërsa babai i djalit jeton në Londër. Po ashtu, Françeska nuk ka postuar më asnjë foto të bashkëshortit të saj në rrjetet sociale, duke shtuar dyshimet për një ndarje.
View this post on Instagram