Ema Andrea ka sqaruar njëherë e mirë aludimet që qarkullojnë se statusi i saj ishte një "thumb" për Ilnisa Agollin.
Ajo tha se e njeh personalisht moderatoren, dhe shtoi se në shtëpi nuk ka televizor, prandaj as nuk e ka parë çfarë ka ndodhur. Aktorja e njohur tha me bindje të plotë se statusi i saj nuk ka të bëjë me llnisën.
“E kuptoj vëllanë e Ilnisës. Madje unë Ilnisën e njoh personalisht. Dua të sqaroj se unë nuk kam as televizor në shtëpi dhe nuk e kam parë fare se çfarë ka ndodhur. Por dua të sqaroj që stastusi im nuk ka të bëjë fare me të. Nëse do të kishte unë do përmendja edhe emra, nuk kam frikë ta bëj,” tha aktorja e njohur.
Aktorja e njohur Ema Andrea një ditë më parë bëri një reagim që u interpertua si një thumb për ish-banoren e Big Brother Vip 3, Ilnisa Agolli.
Andrea shkruante se marrëdhëniet seksuale në vendet publike të ekspozuara nga vështrimi i njerëzve sipas Kodit Penal duhet të dënohen me gjobë ose burg.
Kjo deklaratë e aktores erdhi një ditë pasi Ilnisa Agolli kur u tha se ka kryer marrëdhënie seksuale me Meritonin, as e mohoi as e pohoi, por vetëm qeshi. Gjithashtu kur gazetari Renaldo Sharka i tha ke thyer mitin, si një nënë me vajzë kë kryer marrëdhënie me një djalë më të ri.
Për këtë reagim nga ana e aktores, u kundërpërgjigj menjëherë edhe vëllai i moderatores duke thënë: “Meqë aktorëve po i duket vetja juristë ta lexojnë mirë kodin penal”.