Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Ilnisa “shuan” zërat: Nuk kam pasur raport intim me Meritonin në Big Brother

Shkruar nga Newsbomb

Ilnisa “shuan” zërat: Nuk kam pasur raport intim me Meritonin

Ish- banorja e Big Brother Vip, Ilnisa Agolli ka reaguar për herë të parë pas aludimeve se ajo kishte pasur raport intim me një nga banorët, Meritonin brenda formatit.

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ajo ka treguar se si qëndron e vërteta, ndërsa ka mohuar zërat që qarkullonin që cifti të kishin kryer mardhënie brenda dhomës së bardhë.

 Ajo është shprehur e indinjuar për komentet negative në rrjet rreth saj, teksa shton se i vetmi intimitet më i madh në atë shtëpi midis saj dhe Meritonit ishte puthja.

“Shiko se edhe kjo pjesa domethënë është mirë që të deklarohet edhe njëherë kjo puna e seksit. Ta deklarojmë njëherë e mirë se edhe jorgani më ka ardhur në majë të hundës të them të drejtën me të gjithë humoret që po bëhen lart e poshtë. Në Big Brother nuk ndodhi asgjë. Nuk ndodhi asgjë. Domethënë intimiteti më i madh i yni ishte puthja dhe unë nuk e di si arrijmë ne si shoqëri, edhe sikur të ndodhte gjë, zhurma që po bëhet është e tepërt. Por në fakt, nuk ndodhi gjë”, tregoi ajo.

Ndërkohë, që ajo është ndalur që të qartësojë edhe videon me jorganin që u bë virale nëpër rrjetet sociale, ku shfaqet së bashku me Meritonin poshtë jorganit dhe të gjithë dyshuan se ata mund të kenë kryer marrëdhënie. Ish-banorja thekson se nuk ishte situata e atillë, por thjesht një moment i ringritjes në skenë të mbytjes së “Titanikut”.

 “Ishte një moment, realisht. Këtë po e them ekskluzivisht për ju. Ishte një moment që ishte përpara Prime-t dhe krevati, i cili ishte i ndarë, pra ishin dy tekë, u hap në një moment dhe rashë unë. Rashë dhe i them: ‘Shpirt, rashë, shiko Titaniku po përsëritet’. Edhe më tha: ‘Unë nuk të lë, do të mbytem me ty”. Dhe ra edhe ai sipër. Kur ra, filluam të putheshim. Ne u mbytëm, u puthëm dhe kaq. Kjo ishte e vërteta e kësaj”,- u shpreh ajo në intervistë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese