Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Ilnisa dhe Meriton “i hedhin zjarrit benzinë”, çfarë po ndodh realisht mes çiftit?

Shkruar nga Newsbomb
Ilnisa dhe Meriton “i hedhin zjarrit benzinë”,
Merion Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli

Çifti i përfolur për publikun mesa duket po kalon një krizë në marrëdhënie, dhe kësaj here gjërat duket se janë serioze. Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi nuk janë parë prej një kohe të gjatë në praninë e njëri-tjetrit dhe aludimet nëpër rrjet janë ndezur.

Një problem i evidentuar që në fillim ka qenë fakti se familja e Meritonit nuk e ka pranuar Ilnisën si “nusen” e shtëpisë që nga fillimi i lidhjes së tyre në BBV3. Duke u bazuar dhe në deklaratat e të dyve gjatë daljeve publike, Merioni është prezantuar me të gjithë pjestarët e falijes së Ilnisës, ndërsa një gjë e tillë nuk ka ndodhur me këtë të fundit.

Vera ka qenë intensive për atë çfarë pritet të vijë dhe ende nuk kemi gjetur kohë”, tha shkurtazi Ilnisa, në një prej daljeve të saj televizive.

Ilnisa dhe Meriton “i hedhin zjarrit benzinë”,

Kjo “dramë” e re e ka zanafillën nga rrjetet sociale pasi çifti postonin çdo moment së bashku ndërsa tashmë u bë një kohë e gjatë disa javore që nuk ka qarkulluar asnjë foto e dy të dashurarve. Burime të afërta të miqve të tyre nuk dinë si ta komentojnë këtë situatë, teksa fjalë kanë dalë se çifti po e përdor dhe për famë gjithë vëmendjen që po marrin këto ditë nga mediat.

Një tjetër habi është fakti se Meritoni nuk është parë prej kohësh në kryeqytetin tonë ndërsa u përfol që ai do të moderonte dhe një emision në Shqipëri. Ilnisa dhe Meritoni kanë bërë të ditur në fillim se ata të dy po bashkëjetojnë së bashku dhe se kanë shumë plane për të ardhmen që shkoni deri tek zgjerimi i familjes e tek martesa.

Asgjë nuk është e konfirmuar dhe të gjitha mbeten në kuadrin e aludimeve ndërsa të gjithë po presim dhe një reagim nga vetë ana e tyre.

Ilnisa dhe Meriton “i hedhin zjarrit benzinë”,

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese