Këngëtari i famshëm italian Albano Carrisi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Sipas mediave vendase mësohet se një ndër emrat më të njohur të muzikës italiane është operuar së fundmi nga doktori Lino Di Rienzo Businco. Kjo ndërhyrje ka ardhur pasi zëri i Carrisit sa po vinte dhe po ngjirej akoma dhe më tepër.
Vetë këngëtari ka pohuar se ai vuante nga një problem në sinuse e cila shqetësoi kordat vokale dhe bëri që ai të ngjirej.
“Falë profesor Busincos që shpiku këtë tenikë të re operacioni, aspak invazive si ato të së shkuarës u shërova menjëherë”, ka thënë ndër të tjera këngëtari.
Ndërsa, profesori ka shpjeguar se ndërhyrja që iu nënshtrua këngëtari është një lloj operacioni i cili zgjat për pak minuta.
“Është një lloj operacioni në traktin e sipërm respirator që zgjat rreth njëzet minuta, me teknologji të lartë të kirurgjisë endoskopike mini-invazive, e cila mundëson rikthimin e funksionalitetit të të gjithë traktit respirator, pa rrezikun e dëmtimit të kordave vokale, siç mund të kishte ndodhur në të kaluarën”, tha doktori.
Teksa më tej thekson se kjo ndërhyrje do e ndihmojë këngëtarin në përmirësimin e frymëmarrjes gjë e cika do të ndikojë dhe performanca vokale.