Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Çifti i famshëm i Hollywood i japin fund romancës së tyre 3 vjeçare

Shkruar nga Newsbomb
Çifti i famshëm i Hollywood i japin fund romancës së tyre
Zoe Kravitz dhe Channing Tatum

Çifti i famshëm i Hollywood i japin fund romancës së tyre pas disa vitesh bashkëjetesë. Bëhet fjalë për Zoe Kravitz dhe aktorin Channing Tatum të cilët ishin fejuar vitin e kaluar. Kravitz dhe ylli i Magic Mike u takuan për herë të parë në vitin 2017, ku aktorja i kërkoi personalisht këtij të fundit të luanin së bashku në filmin thriller Blink Tëice.

Gjatë asaj kohe e në vazhdim ata u panë shumë të afërt së bashku ne disa takime në qytetin e Neë York ndërsa zyrtarizuan marrëdhënien e tyre në vitin 2021. Ata u fejuan në tetor të 2023 teksa në një dalje publike, u dallua qartë unaza mahnitëse në dorën e Zoe Kravitz.

Në një dalje televizvie, Channing dhe Zoe kanë folur rreth marrëdhënies së tyre dhe projekteve që kanë zhvilluar së bashku duke treguar që të gjitha këto vetëm sa e kanë forcuar më shumë marrëdhënien e çiftit.

"Ai më mbështeti në çdo mënyrë. Nga produksioni deri te performanca, tek mbajtja e kokës teksa qaja në dyshemenë e banjës, sepse mendova se i kisha shkatërruar të gjitha. Është vërtet shumë e lezetshme të bësh një film, por kur e bën atë me dashurinë e jetës tënde, është edhe më e lezetshme."

Gjithsesi të gjitha këto kanë mbetur në kuadrin e aludimeve pasi asnjëri prej tyre nuk kanë reaguar publikisht mbi këtë çështje.

Çifti i famshëm i Hollywood i japin fund romancës së tyre

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese