Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

I thanë “po” njëri-tjetrit, Heidi dhe Romeo martohen brenda në Big Brother Vip

Shkruar nga Newsbomb

I thanë “po” njëri-tjetrit, Heidi dhe Romeo martohen

Edhe Heidi me Romeon i thanë “po” njëri–tjetrit, teksa shkëmbyen unazat dhe puthjen në buzë në dasmën e dytë të realizuar për këtë edicion në Big Brother Vip Albania.

Juli ishte banori i cili celebroi çiftin duke lexuar dhe betimin e martesës. Pas betimeve, çifti Romeo-Heidi shkëmbyen unazat me njëri-tjetrin dhe e mbyllën kurorëzimin e martesë së tyre me një puthje në buzë.



Të gjithë banorët morën pjesë në dasmsmën e çiftit, ku mes duartrokitjesh dhe urimesh krijuan një atmosferë shumë emocionuese.

Të ftuar special në ceremoni ishte ish-banori i Big Brother, Ervin Gonxhi me bandën e tij dhe po ashtu surpriza e cila emocionoi më së shumti dhëndrin, ishte hyrja e mikut të tij Elgit Doda.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Kur çifti nisi kërcimin, Elgit Doda filloi të këndonte, por Romeo nuk e kishte parë ende. I emocionuar ai i thotë Heidit: Ky është Giti.

Doda këndoi një këngë dedikuar posaçërisht për Romeon.



Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese