Policia e Pejës kërkon ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur arrestim e reperit Rigels Rajku, i njohur si Noizy.
Policia i kërkon qytetarëve ndihmë, që kushdo që ka informacion për personin e dyshuar të lajmërojë Policinë e Kosovës.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftim.
Kujtojme që Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim, reperin e njohur Noizy, pak ditë pas sherrit masiv ku u dhunua personazhi i njohur i TikTok, Medi Iseni.
Autoritetet kosovare po e kërkojnë pasi reperi nuk është paraqitur në komisariat. Noizy, së bashku me Stresin dhe një grup tjetër, dyshohet se kanë dhunuar personazhin e TikTok, Medi Iseni, në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në një lokal në Pejë.
Por në lidhje me ngjarjen Noizy u shpreh se nuk ka prekur asnjë person atë natë, teksa sqaroi se kishte nisur një përplasje në pak sekonda mes disa persona, ndërsa më pas sigurimi e kishte marrë dhe dërguar në makinë.