Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

I hodhi alkool në sy Meritonit, ja momenti që solli përjashtimin e Eglës (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

I hodhi alkool në sy Meritonit, ja momenti që solli përjashtimin

Egla Ceno u përjashtua përfundimisht nga loja e Big Brother Vip pas incidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme me Meritonin.

Gjatë darkës që po konsumonin në oborr, nje debat mes Eglës dhe Meritonit ka degraduar, aq sa kjo e fundit i ka hedhur një gotë më verë në kokë Meriton Mjekiqit, pasi sipas aktores ai konsumon shumë alkool.

Meritoni i është drejtuar aktores duke i thënë se “Je një femër psikopate dhe e çmendur”. Në debat është përfshirë edhe partnerja e Meritonit, Ilnisa e cila është përplasur ashpër me Eglën, duke i thënë asaj “pise femër, fundërrinë” dhe paralajmëroi Eglën se me këtë sjellje do e kapin për leckash jashtë.

Por Egla iu kundërpërgjigj Ilnisës duke e kërcenuar: "Do dhe ti ndonjë gotë kokës?"

 

Egla pas incidentit, jo vetëm nuk tregoi pendesë, por edhe e ripërsëriti duke i hedhur sërish gotën me verë në kokë Meritonit.

Komentet dhe reagimet në rrjet ishin të shumtë ku disa nga komentet që ranë në sy ishin: “Mos e mbroni. Zarf të Zi para se të vritet dikush nga Egla” dhe “Nëse nuk ka Zarf të Zi as këtë herë, mos u çudisni kur të ketë ndonjë plagosje.”

Pas këtyre reagimesh, Big Brother Vip ka dërguar Zarfin e Zi në shtëpi ku dhe u lajmërua eliminimi i konkurrentes.

“Me vjen keq, është okay, ishte kënaqësi, u kënaqëm, nuk është një gjest që duhet ta bëni, mos bini pre e provokimeve, unë bëra qejfin tim u kënaqa nuk jam pishman për asgjë, gjërat që kam bërë gabim km kërkuar ndjesë, do të takohemi jashtë, mos bini pre e provokimeve sepse do të bëhen më të forta”, - tha Egla teksa largohej nga shtëpia e BBV.



Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese