
Pas situatatës së ndodhur mes Gertës dhe Gjestit, jepet vendimi i Zarfit të Zi.
Gerta Gixhari është skualifikuar nga gara duke hequr dorë nga çmimi i madh, për shkak të incidenitit që ndodhi gjatë dasmës së Jozit me Loredanën.
Edhe pse nuk kërkoi falje, ajo u justifikua duke thënë se donte të luante guximshëm, por jo lëndimin ndaj tij. Zarfi i Zi përmbante vendimin e skualifikimit të menjëhershëm të banores, duke lënë përfundimisht garën e ’’Big Brother’’.
Vëllai i Madh së bashku me votat nga banorët kanë vendosur t’i japin dhe një mundësi banores. Fati i saj mbetet në dorën e publikut nëqoftëse do të rikthehet sërish në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, duke hapur një televotim ndaj saj.