Rike Roçi dhe Julian Deda duken se nuk po kalojnë ditë të bukura bashkë brenda “Big Brother VIP3”. Modelja dhe aktori i njohur kanë pasur një përplasje mbrëmjen e djeshme, në një moment kur ky i fundit po i tregonte lojën që po tenton të bëjë Rikja në këtë reality shoë.
Pikërisht aty nuk mbajnë më nervat e modeles, e cila bëhet agresive dhe nis të bërtasë. Madje godet me diçka në tokë, duke lënë të shtangur të gjithë banorët. Zëri i saj dëgjohet deri te dhoma e izolimit ku po qëndrojnë Meritoni, Ilnisa dhe Egla.
Juli: “Je si Françeska dy, të ka bërë si vetja, unë nuk di të flas më. Unë bëj pyetje ti…”.
Rike Roçi: “Unë këtu prekem”.
Juli: “Ti nuk prekesh fare, madje të vjen mirë kur ta them dhe që po e bëj këtë se kjo është loja jote. I hip tjetrit sipër dhe do të dalësh atje që zihesh me njerëzit pse nuk më lënë të flas. Është turp i Zotit, 200 ditë Brenda”.
Rike Roçi: “Ti ke tre muaj që flet si gjel dhe të kemi lënë. Unë i hip tjetrit sipër që nuk flas fare? Ik me se çave kokën”.
Juli: “Është turp të dalësh atje me faktin pse nuk më le të flas”.
Rike Roçi duke bërtitur: “Jo se nuk është ashtu, sepse mendoni që jam e influencuar edhe nuk jam e influencuar, më çmendët, më çmendët”.
Juli: “Çfarë je duke bërë? Ajo është me nerva dhe kujton se ia kemi fajin neve”.