“Jam i dashur dhe e gjithë bota le ta dijë”, kjo shprehje merr tanimë kuptim për Princ Lekën dhe partneren e tij më të re, fotografen Blerta Celibashin.
Pas daljeve të tyre dorë për dore në Shqipëri, të pa shqetësuar nga fotografët dhe lajmet, Princi ka vendosur që njeriun e zemrës ta marrë pas dhe në udhëtime të rëndësishme. Siç ishte dhe ky i fundit në Maltë, ku me ftesë të Dukës së Madh të Rusisë, George Mikhailovich dhe bashkëshortes së tij, Princeshë Victorias, mori pjesë në një mbrëmje prestigjoze.
View this post on Instagram
A ishte Blerta në këtë gala, apo jo, këtë nuk dimë ta themi me siguri, por që shijuan disa ditë pushimi bashkë në Maltë, kjo është e sigurt.
Ishte vetë Blerta e cila përmes disa postimeve në “Instagramin” e saj zbuloi se ndodhet gjithashtu në Maltë. Pas rrëmujës së ditëve të fundit, seancave gjyqësore me ish-partneren e tij, Princeshë Elia Zaharinë, Princi si duket po shijon çdo moment në krahët e Blertës.