Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

"I dëgjova rrahjet e zemrës," Roza Lati rrëfen për herë të parë abortin

Shkruar nga Newsbomb

"I dëgjova rrahjet e zemrës," Roza Lati rrëfen

Pas Sara Gjordenit edhe moderatorja Roza Lati ka ndarë me banorët historinë e dhimbshme të humbjes së një fëmije.

Ajo ka treguar se ka bërë një abort disa vite më parë, por vendosi që ta ndërpriste shtatëzaninë për shkak se nuk ishte gati të bëhej nënë.

Ajo tha se e fajëson veten për vendim e marrë, pasi edhe abortin e kreu pa dëshirën e ish-partnerit.

Pjesë nga biseda:

A e din Rita?

Roza: Jo mbrapa e mori vesh, se po ta dinte që do bëja fëmijë do më kishte zënë derën e klinikës.

Në momentin që unë bëra testin dhe dola pozitiv jam habitur shumë, thashë është i skaduar. Nga shtëpia te farmacia nuk e kam ndjerë tokën, po më rrihte zemra në atë nivel sa nuk e ndjeja tokën fare. Mora të gjitha llojet e testeve dhe i porvova në shtëpi, të gjitha më dolën pozitive. I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer. Kur kam shkuar në shtëpi kam marrë vendimin…. Prandaj them që nuk e lë veten të vuaj. Bëra një analizë të ardhmes time dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres aty kam rrahur veten me grushta. Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu

Po ai a e dinte?

Roza: Po

Ishe me të kur e more vesh?

Roza: Jo nuk ishte në Shqipëri

Çfarë të tha?

Roza: Çfarë karroce do të marrim

Ai ishte dakord?

Roza: Po as se pyeta fare

Uaa!

Roza: Se pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese