Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Humori është privilegj i të mençurve”, çudit Bujar Kapexhiu: Femrat nuk kanë kapacitet ta bëjnë atë

Shkruar nga Newsbomb
“Humori është privilegj i të mençurve”,
Bujar Kapexhiu

Regjisori dhe skenaristi i njohur shqiptar, Bujar Kapexhiu ka deklaruar se gratë nuk dinë të shkruajnë humor.

Në një intervistë të dhënë për Top Albania Radio ditën e djeshme, Kapexhiu tha se të shkruarit humor do kapacitet dhe ky është privilegj i të mençurve, që në opinionin e tij janë burrat.

Këtu e kam absolute, vetëm mund të jetë ndonjë përjashtim i jashtëzakonshëm në botë, femër që shkruan humor nuk ka, sepse humori është privilegj i të mençurve”,- tha Bujar Kapexhiu.

Deklarata e regjisorit, u prit me të qeshura nga moderatorët në studio, ndërsa i evidentuan se kjo nuk ishte edhe aq etike për t’u thënë.

Sipas Kapexhiut, të gjitha barcaletat që shkruhen në botë si për femrat ashtu edhe për meshkuj janë të shkruar, pikërisht nga këta të fundit, ndërsa shton se gratë nuk kanë kapacitet për të sajuar apo shkruar humor.

A e dini që ka shumë barcaleta për femrat, i sajojnë meshkujt, e dini që ka shumë barcaleta për meshkujt, i sajojnë po meshkuj, se femrat nuk kanë kapacitet për të sajuar barcoleta”,- u shpreh Kapexhiu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese