Egla Ceno vijon të jetë protagonistë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku nuk i mungojnë debatet me asnjërin prej konkurentëve. Së fundmi, ajo foli për Romeo Veshajn, me të cilin shpesh herë kanë pasur përplasje.
Aktorja e njohur nuk i lë ironitë dhe në fund e mbyll duke thënë se Heidi (partnerja e Romeo Veshajt) mund t'ia dalë fare mirë pa atë. Kur u pyet nga Ledion Licco, Egla tha:
"Që unë e kam xhan Romeon, kjo s'do ndryshojë as kur të vazhdojë jeta pas Big-ut. E kam të vështirë të gjej një gjuhë të përbashkët me Romeon sepse kemi një diferencë moshe të madhe. Romeo në të vërtetë s'di të respektojë me vepra. Miqësinë e shkel nëpër debate dhe konsumon vetëm fjalë duke përsëritur të njëjtat fjali, gjë që më lodh shumë. Për Heidin, Romeo është një peshë, por Heidi do ja dalë me apo pa Romeon!"