Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Hatërmbetje me “kunatën”?  Heidi tregon raportin që ka me Bora Zemanin

Shkruar nga Newsbomb
Hatërmbetje me “kunatën”?  Heidi tregon raportin
Bora Zemani - Heidi Baci

Heidi vijon të jetë ndër banorët më të komentuar nga BBV3. Së fundmi modelja është bërë kryefjalë në media për shkak se thuhet se ka një hatërmbetje mes saj dhe Bora Zemanit.

Thashethemet nisën pasi vajzat, të dashurat e vëllezërve binjak Veshaj, nuk ndiqeshin në Instagram. Mirëpo Heidi e ftuar në BBV është shprehur se marrëdhënien me Borën janë të mira dhe se nuk ishin “folloë” në Instagram pasi ajo nuk i përdor shumë rrjetet sociale.

Madje ajo është shprehur se sapo ka parë lajmet i ka bërë “follow” Borës për të shuar kështu zërat.

“Shkojmë shumë mirë. Nuk ka asgjë. Është shumë e vështirë të shkosh keq me mua. Jam një tip i qetë kështu që përgjithësisht nuk kam probleme me njerëzit. Në jug kaluam shumë mirë. Jam kënaqur. Ishte një natyre fantastike dhe kishte një perëndim shumë të bukur”, tha ajo duke u dhënë kështu fund aludimeve për një krisje të marrëdhënieve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese