Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Hajdutët tentuan t’i vidhnin makinën, qëllohet me armë zjarri aktori i njohur

Shkruar nga Newsbomb

 

Hajdutët tentuan t’i vidhnin makinën, qëllohet me armë
Johnny Wactor

Aktori i njohur amerikan Johnny Wactor është qëlluar për vdekje në orët e para të mëngjesit të së shtunës në qendër të Los Anxhelosit.

Ylli i serialit " General Hospital " thuhet se kishte parë tre burra që tentonin të vidhnin makinën  e tij, së bashku me një koleg të shtunën herët në mëngjes. Edhe pse besohet se ai nuk bëri asnjë lëvizje për t'u përballur me hajdutët, këta të fundit nuk i kursyen plumbat ndaj tij.

Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, Johnny fatkeqësisht nuk mbijetoi. Ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë një përshkrim të të dyshuarve.

Lajmi për vdekjen e parakohshme të Johnnys i ka lënë fansat zemërthyer. Një fans e përshkroi incidentin si "të pakuptimtë dhe të tmerrshëm", ndërsa një tjetër komentoi: "Tragjike. RIP, Johnny" dhe një tjetër shkroi: "Kjo është e tmerrshme. Ngushëllime familjes së tij."

Johnny bëri emër për herë të parë në botën e aktrimit në vitin 2007, duke marrë një rol në serialin popullor Lifetime Army Wives. Karriera e tij u ngrit edhe më shumë pas pjesëmarrjes në filma si NCIS , Westworld, The OA dhe Criminal Minds.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese