Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Habit Egla Ceno: Më përjashtuan nga gjimnazi, doja të bëhesha ushtarake

Shkruar nga Newsbomb
Habit Egla Ceno: Më përjashtuan nga gjimnazi, doja të
Aktorja Egla Ceno

Aktorja Egla Ceno, banorja e Big brother VIP III mbrëmjen e djeshme ka folur për jetën personale, rininë e saj si dhe ka treguar e kush ka qenë ëndrra e saj në gjimnaz.

Gjatë një bisede me banorin e ri Shkëlqim Bega, Egla është shprehur se ka pasur dëshirë që të bëhej ushtarake, por e realizoi dot sepse ajo nuk plotësonte kriterin e gjatësisë.

Banorja e BBV u shpreh se është e çuditshme se si ajo ka pasur dëshirë që të vazhdojë ushtrinë, ndërkohë që i urren rregullat.

“Doja shumë ushtrinë, por nuk plotësoja gjatësinë që të hyja në një shkollë ushtarake. E çuditshme që unë nuk jam e disiplinuar, e urrej disiplinën. S’do e kisha mbaruar dot me të thënë të drejtë. I urrej rregullat se pa disiplinën nuk jetoj dot."

Madje ajo tregon se është përjashtuar nga gjimnazi pasi i urrente rregullat dhe nuk shkonte orën e para në mësim sepse flinte gjumë.

"Unë jam përjashtuar një ditë nga gjimnazi vetëm që nuk shkoja orët e para, flija gjumë. Sa vuante nëna ime. Shkolla ime ishte 40 hapa larg shtëpisë. Të betohem, e kisha përballë”, - tregoi Egla ndër të tjera.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese