Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

"Gjesti nuk i dha vëmendje, e kërkon nga unë", Driloni reagon pas publikimit të bisedave nga Xheneta: Kam filluar ta ngacmoj...

Shkruar nga Newsbomb
"Gjesti nuk i dha vëmendje, e kërkon nga unë", Driloni
Driloni-Xheneta

Drilon Rama, fituesi i "Big Brother Vip Kosova 3", ka reaguar menjëherë pas skandalit publik që shpërtheu pasi Xheneta Fetahu "plasi bombën", duke publikuar disa biseda telefonike mes tyre. 

Përmes një video në InstaStory, Driloni ka sqaruar publikun teksa ka pohuar se biseda ka ndodhur. Megjithatë, ai thotë se ishte vetëm një shaka dhe lojë, e cila për më tepër, kishte ndodhur javën e parë pas përfundimit të BBVK. 

Madje, ai thotë se edhe vetë Xheneta ishte në dijeni të lojës, teksa publikimin e bisedave nga ana e saj, e konsideron një metodë për të tërhequr vëmendjen. Sipas tij, Gjesti nuk ia dha vëmendjen që priste, prandaj ka kërkuar ta marrë në një formë tjetër.

Megjithatë, Driloni i ka kërkuar falje publikut dhe atyre njerëzve të cilët kanë besuar fjalët që kanë dëgjuar në video. Ai është shprehur "i penduar" pasi thotë se ishte një lojë që nuk duhet ta kishte bërë.

“Mirëmbrëma për krejt ata që e kanë parë videot dhe për shikuesit e mi. Siç e keni parë vetë, ka dalë një video, por për ata që më njohin, ju duhet ta dini që nuk është ashtu. Unë kam qenë me një djalë, që e njeh ajo shumë mirë dhe që është personazh publik. E njihni edhe ju. Edhe ka qenë menjëherë pas Bigut, java e parë, dhe nuk e di si më erdhi, por kam filluar ta ngacmoj, të luaj… Hala kam qenë ‘Big’ disi në kokë dhe kam vazhduar të luaj.

E ka ditur bile që kam qenë duke luajtur, se vetë më ka thënë: ‘Mos do me dal nga rruga B dhe ti me e mbajt fjalën që e ke thënë në Big’. Më ka ardhur ashtu që të luaj me të dhe ta ngacmoj me atë djalin, dhe po, ato gjëra kanë qenë vetëm fjalë. Unë rri vetëm me njerëz që i dua dhe atë njeri që nga dita e parë nuk e kam dashur, edhe gati krejt Shqiptaria nuk e do. Por ky njeri ka dëshirë të jetë në vëmendje. Gjesti nuk ia dha vëmendjen, tash vjen normalisht te Driloni.

Prapëseprapë, i kërkoj falje të gjithë atyre njerëzve që i besojnë ato fjalë që kam nxjerrë nga goja, por fjalët dhe veprat janë gjëra të ndryshme. Dhe po, bëj gabime edhe unë si çdo njeri. Ishte një lojë që nuk duhej ta bëja më, sepse s’kam qenë në Big. Por më erdhi ashtu sepse ishte java e parë pas Bigut. Dhe ka përfunduar. Lojëra më nuk ka dhe me njerëz që nuk i dua, nuk merrem më. Kërkoj falje edhe një herë për ata njerëz që e kanë parë, por nuk është ashtu”, është shprehur Driloni.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese