
Gjesti
Gjesti ka folur hapur për ndjenjat dhe përvojën e tij me Xheneta Fetahun gjatë kohës së qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova 3”.
Gjatë një bisede me Egli Takon, këngëtari pranoi se kishte ndjenja të forta për Xhenetën dhe e kishte dashur sinqerisht, pavarësisht kohës së shkurtër që kaluan së bashku. Ai shpjegoi se situatat e krijuara brenda shtëpisë e kishin lënduar shumë dhe se përjetoi dhimbje emocionale.
“Kam pasur ndjenja të vërteta për të, e kam dashur. Gjatë kohës që kemi qenë së bashku, nuk mund të rrija pa të. Por jam lënduar shumë, edhe për gjëra të vogla. Jam prekur emocionalisht,” tha Gjesti.
Artisti gjithashtu tregoi se kishte pritshmëri të mëdha nga lidhja, por ngjarjet dhe tensionet e brendshme e kishin bërë të vështirë përballimin.
“Isha i mbingarkuar me mërzitje dhe çështje të tjera personale. Ishte e vështirë ta përballoja gjithë atë peshë emocionale,” shtoi ai.
Sondazh
Poll
Lexo gjithashtu
Showbiz & Lifestyle
Çfarë i ndodhi këngëtares? Shakira shtrohet në spital, anulohet koncerti në Peru
Showbiz & Lifestyle
Dhunonte ish të dashurën Diellzën, shoku i Gjestit rrëfen të vërtetën
Showbiz & Lifestyle
E papritur, Dafina Zeqiri takohet me krahun e djathtë të Donald Trump
Showbiz & Lifestyle
Eliminimi i radhës në BBVA4, ja kush u largua nga shtëpia
Showbiz & Lifestyle
Dua Lipa uron publikisht të dashurin për ditëlindje: Je personi im i preferuar
Showbiz & Lifestyle