
Hyrja surprizë e Xheneta Fetahut në "Big Brother Vip Albania" mbrëmjen e djeshme, shkaktoi bujë të madhe brenda shtëpisë dhe jo vetëm.
Xheneta hyri në kuadër të lojës së provokimeve që po zhvillohet gjatë këtyre ditëve, e ndërsa të gjithë prisnin reagimin e Gjestit gjatë kësaj "përballje", të shumtë ishin ata që u surprizuan me deklaratën e tij, pasi u shprej se Xheneta për të ishte thjesht një hije e pashpirt.
Menjëherë pas daljes dhe kësaj deklarate, ka ardhur edhe reagimi i Xhenetës, e cila ka shpërndarë një video në rrjetet sociale. Xheneta ka përdorur refrenin e këngës së këngëtares Shqipe Krivenjeva:
“Si ti i gjej 100, hiç prej shpie mos me dalë prapë 100 i gjejë…”
Kjo video ka bërë xhiron e rrjetin, ndërsa fansat e kanë interpretuar si një përgjigje ironike ndaj sjelljes sa banorit dhe ndaj të gjitha atyre komenteve që kritikuan hryjen e saj.