Fituesja e edicionit të 3-të të “Big Brother Vip Albania”, Egla Ceno ka ironizuar hapur “ish-kolegun” e saj në lojë, Romeo Veshaj për serialin e ri që ai po zhvillon me këngëtaren, Elvana Gjata.
Teksa ka postuar disa foto nga një episod i mini-serialit të zhvilluar disa vite më parë në platformën “Digitalb” me aktorin Vis Pupa, Egla bëhet nostalgjike teksa thekson vlerën e projekteve të arrira.
Ndërsa përshkruan epsiodin nga janë marrë fotot e postuara, ka qenë fraza e fundit në postimin e saj që ka nxitur polemika në rrjet.
“Rrjetet sociale më kujtojnë që në 2016-tën luaja si gruaja e Vis Pupës në “Më fal për shprehjen”, një mini serial i @digitalb_official. Sinqerisht kam nostalgji për punë të tilla
Në foto ishte dita e burrit dhe gruas në SPA…torturë e vërtetë për të shkretin. S’ka mo…gjen tenxherja kapakun gjithmonë“, shkruan Egla Ceno.
“Tenxherja kapakun” titullohet seriali që Romeo dhe Elvana po zhvillojnë së bashku, teksa është i ngjashëm me projektin e zhvilluar nga Egla dhe Vis Pupa vite më parë.
Ndërkohë e njëjtja gjë është thënë dhe nëpër komentet e postimit të Cenos ndërsa kjo e fundit i ka bërë like një komentuesje e cila duke iu referuar serialit “Tenxherja Kapakut” shkruan “dy njerëz që s’kanë pikë emocioni transmetimi”.
View this post on Instagram