Banori që u largua përfundimisht nga Big Brother duke hequr dorë nga çmimi i madh është Liam Osmani.
Ai ishte në nominim me Rozën, Heidin, Françeskën, Erjolën dhe Romeon. Nga televotimi doli se publiku ka votuar më pak Liamin, duke e larguar kështu nga shtëpia e madhe.
Mirëpo Liami ka qenë ndër banorët që e ka marrë me sportivitet largimin, pasi kur ka takuar lojtarët e tjerë është shprehur se i do të gjithë shumë.
Kujtojmë që Liam do të mbahet mend gjatë pasi ai u fut në Big Brother, ndërsa pa kaluar 24 orë atij iu vunë prangat në dhomën e surprizave, pasi rezultonte i dënuar në vitin 2022, pasi në vitin 2019 përmes mashtrimit ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani në vlerë rreth 6 mijë euro, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.
Por pas disa ditësh ai u lirua me vendim të Gjykatës së Tiranës dhe kështu u bë serish pjesë e lojës.