
Vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti këtë të mërkurë kanë humbur babain e tyre. Pavarësisht se jeta i çoi në drejtime të ndryshme, ku Endri dhe Stefi u rritën vetëm me nënën e tyre dhe përgjatë gjithë rritjes së tyre nuk patën pranë babain, dy këngëtarët shkruajnë se dhimbja mbetet e madhe dhe gjaku nuk mund të bëhet ujë.
Sipas tyre mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë fakti se nuk kanë asnjë kujtim me të atin, madje asnjë foto.
“Përshëndetje familjare, shoke, miq dhe fansa te kësaj faqeje te madhe! Ju bëjmë me dije, se sot dt 12.6.2024 ndërroi jete babai jone Serafin Prifti. Sido ka shkuar marrëdhënia jone familjare, përsëri gjaku nuk behet ujë. ADN-ja jone ka 50% te gjakut te Tij. Ne nuk kemi asnjë kujtim me te:.. asnjë foto…! E dhimbshme por e vërtetë.
Për shume njerëz ndoshta duket i çuditeshim ky fakt, por ashtu rrodhi jeta jone me njeriun qe na beri kokën…! Ne jetuam, u rritem dhe u shkolluam me nenën tone heroine, qe sakrifikoi jetën e Saj për te tre ne, fëmijët e kësaj martese. Nuk dua te shkruaj me tepër ne këtë dite humbjeje”, shkruajnë ndër të tjera Endri dhe Stefi, teksa më tej lajmërojnë se varrimi do të bëhet ditën e nesërme në orën 12:00.