
Gerti një prej konkurrentëve të “Big Brother VIP Albania 4”, ka ndarë një histori të rëndë nga fëmijëria e tij. Ai rrëfeu se kishte një histori të ngjashme me atë të Bernardit.
Mes emocioneve të forta ai tregoi se vite më parë, kur ishte fëmijë, kishte shkuar në Liqenin Artificial për tu larë, kur “një xhaxhi” iu afrua dhe tentoi të abuzonte seksualisht. I frikësuar dhe në përpjekje për t`u mbrojtur, ai tregoi se kishte marrë një gur dhe kishte tentuar të godiste personin për të shpëtuar nga situata e rrezikshme.
Rrëfimi i tij erdhi pas një debati mes banorëve, ku Bernard tha se “në lagjen time nuk ka burra” për shkak të një traume nga fëmijëria e tij ku fqinji kishte abuzuar seksualisht me të kur ishte vetëm 10 vjeç.