Aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku është përfolur shumë gjatë kohëve të fundit ku në qendër të vëmendjes ka qenë marrëdhënia e tij e re me gazetaren Denada Lura.
Partnerja e tij Denada ka ndarë disa detaje interesante sesi kjo lidhje dashurie nisi mes tyre. Ajo shkruan se gjithçka ishte në kuadër të punës teksa i ishte thënë për të ftuar Olsin për një intervistë. Denada thotë se nuk ia kishte marrë mendja se një intervistë do të kthehej në dashuri.
“Më thanë ta ftoja në intervistë. Unë e mora me vete komplet,” ka shkruar ajo me humor, krahas një fotoje ku shfaqet me Olsin.
Pasi i dha fund lidhjes disa vjeçare me bukuroshen Egli Tako, nuk u desh shumë kohë që ai të postonte në rrjete sociale foto me një vajzë bjonde, identietin e të cilës e mbajti të fshehur për disa kohë.
Ai e bëri publike partneren tij pas publikimit të këngës “Amla” ku pjesë e videoclipit ishin momente nga historia e tyre e dashurisë.