
Divorci i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt bëri xhiron e gjithë medieve në vend para disa muajsh. Një nga çiftet më simpatikë të shoë bizzit vendosën t'i jepnin fund marrëdhënies së tyre. Për ta ka folur, Suada Daci, e cila ka treguar detaje të jetës që të dy bënin me njëri-tjetrin.
E ftuar në Radio Televizionin Shqiptar, Daci tregoi se fundi i martesës mund të ketë ardhur edhe për shkak të kohës së gjatë së bashku. Ajo nuk preferoi të futej në detaje, por u mjaftua duke thënë:
"Nuk di ta them me siguri. Ka thashetheme që qarkullojnë. Ndoshta, fundi i martesës ka ardhur sepse ata kishin shumë vite bashkë. Ndoshta vjen një moment që lidhja ezaurohet. Ndjenjat janë venitur, nuk e dashurojnë më njëri-tjetrin", përfundoi ai.