“Prime” i Big Brother ishte i mbushur me debate, surpriza dhe të papritura. Debate dhe konfuzion pati për rikthimin e Eglës, e cila më herët u përjashtua pas përplasjes me Meritonit, të cilit i hodhi verë.
Ka qenë Juli ai që tha se nuk kishte parë që dikush të përjashtohej me zarf të zi nga Big Brother dhe më pas të rikthehej.
Këtë gjë e ka mohuar moderatori Ledion Liço, i cili është shprehur se Egla nuk është përjashtuar, por skualifikuar.
Por fjala e Ledionit bie ndesh me postimin që ende ndodhet në faqen zyrtare të Big Brother Vip në Instagram, ku shkruhet: “Egla përjashtohet nga Big Brother”.
E nuk dihet nëse kjo është një gafë nga pakujdesia e produksionit, apo të tjera ishin planet për Eglën, e të tjera ndodhën.