Hapësire reklamuese


Showbiz & Lifestyle

G Bani reagon ashpër ndaj Laert Vasilit pas deklaratës së fundit: Mos u mërzit hipokrit

Shkruar nga Newsbomb
G Bani reagon ashpër ndaj Laert Vasilit pas deklaratës së fundit:
Laert Vasili - G Bani

Pas deklaratës së fundit që bëri aktori Laert Vasili, i cili paralajmëroi ndjekje ligjore ndaj disa banorëve të “Big Brother VIP Albania”, nuk ka vonuar as përgjigjja nga G Bani.

Përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, reperi ka shprehur hapur revoltat ndaj qëndrimit të Laertit, duke e akuzuar këtë të fundit për hipokrizi dhe sjellje të dyfishtë.

Në deklaratën e tij, G Bani ka kujtuar disa momente brenda shtëpisë së famshme, ku sipas tij, sjelljet e Laertit nuk kanë qenë në përputhje me deklaratat që ai ka bërë.

“Të kam parë vetë si ke shikuar, si ke prekur dhe puthur duar e buzë, me konsensus sigurisht. Po do të nisësh ndjekje ligjore, meru me ata që të kanë sharë e kërcënuar realisht, jo me përqafimet.”, shkruan G Bani. 

Reperi ka vënë në dukje gjithashtu se, rrugëtimi i Laertit drejt finales nuk ka qenë vetëm meritë personale, duke nënvizuar rolin e produksionit dhe ndihmën e disa banorëve brenda shtëpisë.

“Mos harro dhe tre shoqe që të kanë mbajtur me hatër,” shkruan ai.

Në përmbyllje të reagimit, G-Bani prek edhe temën e artit, duke vënë në kontrast figurën e babait të tij me atë të Laertit.

“Babai im ishte oficer, por shkruante poezi dhe vazhdon të botojë edhe sot. Ti, për 4 muaj brenda shtëpisë, nuk shkruajte asnjë varg.”

G Bani reagon ashpër ndaj Laert Vasilit pas deklaratës së fundit:
Reagimi i G Banit

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese