Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

G Bani gjen dashurinë pas daljes nga BBVA? Ish-banorja i shpreh pëlqimin live në studio

Shkruar nga Newsbomb
G Bani gjen dashurinë pas daljes nga BBVA? Ish-banorja i shpreh
G Bani

G Bani, ish-banori i Big Brother VIP Albania, do mbahet mend edhe si djali që ngacmoi dhe shprehu pëlqimin për disa nga vajzat në shtëpinë e Vëllait të Madh. Por që me asnjë prej tyre nuk arriti të krijonte një lidhje.

Por duket se G Banit po i buzëqesh fati tani që ka dalë nga ajo shtëpi e madhe.

Eda, banorja në “shtëpinë e xhuxhave” i shprehu hapur pëlqimin e saj G Banit, i cili e mirëpriti me një përqafim.

“Nëse një vajzë këtu në studio ka një pëlqim për ty dhe ka gjetur guximin ta thotë sot, çfarë reagimi do të kishe bërë ti?”

G Bani: Do e përqafoja fort, do i thosha faleminderit.”

Menjëherë pas kësaj deklarate, Eda vijoi:

“A mundesh me më përqafu pra?”

Pa hezituar, G Bani e përqafoi, ndërsa Eda shtoi: G Banin e kam ndjekur shumë dhe më ka pëlqyer transparenca që ka treguar. Unë realisht kam një pëlqim për G Banin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese