Ditë më parë një suprizë na erdhi nga moderatorja, Liesa Haxhiasllani. Atëhere kur më pak e prisnim disa foto të Liesës me barkun e rrumbullakosur u postuan në “Instagramin” e saj.
E teksa të gjithë kemi qenë kuriozë për gjininë e bebushit dhe identitetin e partnerit të moderatores, këtë të shtunë ka qenë vetë Liesa e cila u ka dhënë një përgjigje të gjitha këtyre pikëpyetjeve të fansave.
E ftuar në emisionin “Se luan topi”, ajo u suprizua me një buqetë me lule dhe një pusullë me fjalë zemre nga shoku i saj me të cilin do të kalojë jetën.
“Jam i bindur se do jesh mami e mrekullueshme për të rritur një fëmijë me virtyte të larta. Jeta sa ka filluar për ne të dy dhe lutem që të kemi shëndet sepse çdo gjë tjetër o ta rrimë bashkë. Të dua shumë!”, kishte shkruar partneri i Liesën në letrës që shoqëronte lulet ngjyrë rozë.
Mes lotëve Liesa e falënderoi të dashurin e saj, teksa më tej bëri me dije se ata janë në pritje të një vogëlusheje. Pra, bebi i moderatores është një vajzë!
Ndër, të tjera ajo zbuloi dhe emrin e partnerit i cili quhet, Branko. Kaq na mjaftoi dhe menjëherë iu futëm kërkimeve ku dhe zbuluam se kush është Branko, djaloshi që i ka vjedhur zemrën Liesës.
Ai quhet Branko Duka dhe është një emër i panjohur për botën e showbiz-it. Nga fotot në Instagramin e tij vumë re tatuazhin në dorën e tij, i cili është tatuazhi i njëjtë në foton që Liesa kishte publikuar ditë më parë me partnerin. Ky fakt na siguron që jemi duke folur për të njëjtin person!