
Këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, ka publikuar një foto me vajzën e tij, Luna, teksa i dedikon asaj fjalët më të ëmbla.
Në fakt, shpesh herë Luizi ndan me ndjekësit emocionet e të qenurit babai i një vajze, duke e cilësuar si "titullin" më të madh që ka mbajtur dhe do mbajë ndonjëherë.
Krahas fotos, ai thotë se kjo nuk është thjesht një kujtim, por një dëshmi e dashurisë më të pastër që ekziston dhe se ky është triumfi që i duhej në jetë.
Postimi i Luizit:
Jam heroi i saj… Jo sepse kam fuqi magjike, por sepse jam thjesht… babai i saj.
Jeta më ka dhënë shumë, më ka marrë po aq, por kur më dha këtë vajzë, kuptova se më në fund fitova gjithçka që më duhej.
Kjo foto nuk është thjesht një kujtim.
Është dëshmi e dashurisë më të pastër që ekziston.
Është dëshmi që Zoti më besoi një mrekulli.
Jam babai i saj, dhe ky është titulli më i madh që do mbaj ndonjëherë.
View this post on Instagram