Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

FOTO/ Loredana fejohet me Adeyemin? Këngëtarja shqiptare ngre hije dyshimi

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Loredana fejohet me Adeyemin? Këngëtarja shqiptare ngre hije
Loredana me futbollistin

Dihet prej kohësh që reperja e njohur shqiptare, Loredana është në një lidhje dashurie me futbollistin gjerman, Karim Adeyemi. Çifti po shijon prej muajsh një romancë, teksa duket se janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Por mesa duket, Loredana dhe Adeyemi kanë bërë përparime në marrëdhënien e tyre. Mbi diçka të tillë lindin aludimet falë një foto të publikuar nga këngëtarja shqiptare. Kjo e fundit ka postuar në InstaStory një foto në makinë, por ajo ç’ka tërheq vëmendjen është unaza në gishtin e ‘fejesës’.

Pas kësaj foto të publikuar, mbështetësit e reperes dhe futbollisti i Dortmund mendojnë se ky çift ka shkuar drejt fejesës. Nuk dihet ende nëse kjo gjë është e vërtetë, por mbi foto është edhe një foto e Adeyemit, me këtë të fundit që bën zemrën me duar.

Tashmë Loredana ngre shumë pikëpyetje me këtë story, duke lënë në dyshim nëse është fejuar me futbollistin 22-vjeçar, apo jo.

FOTO/ Loredana fejohet me Adeyemin? Këngëtarja shqiptare ngre hije
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese