Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

FOTO/ Eros Grezda harron Ajselin? Ish-futbollisti shfaqet pranë këngëtares së njohur shqiptare

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Eros Grezda harron Ajselin? Ish-futbollisti shfaqet pranë
Eros Grezda, Ajsel Abazi, Donna Dafi

Eros Grezda po shijon jetën e tij pas pauzës së futbollit. Ish-sulmuesi i njohur vendosi të bëjë pak kohë pushim nga karriera futbollistike pas një periudhë të vështirë ku nuk po gjente veten e tij më të mirë. Një vendim që erdhi gjithashtu edhe pas ndarjes nga ish-partnerja, Ajsel Abazi me të cilën ka një djalë.

Udhëtime të shpeshta mes Kroacisë ku jeton, Shqipërisë e së fundmi ndodhet në Gjermani. Në profilin e tij zyrtar në Instagram, Grezda ndan një foto ku duket në praninë e këngëtares shqiptaro-gjermane, Donna Dafi.

Këngëtarja e njohur feston sot ditën e lindjes dhe Eros Grezda i është bashkuar festës së saj të madhe me shumë figura të njohura të showbizz-it. A është ky një sinjal për një tjetër lidhje dashurie apo thjeshtë një moment mes miqsh në një festë private? Mbetet për t’u zbuluar, por Grezda njihet për bëmat e tij me vajzat e njohura të showbizz-it.

FOTO/ Eros Grezda harron Ajselin? Ish-futbollisti shfaqet pranë
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese