Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Fjoralba Ponari në spital, zbardhet arsyeja e prezantimit të "Fermës" nga Sonila Meço! Ja përse "u zhduk" dhe Bes Kallaku

Shkruar nga Newsbomb
Fjoralba Ponari në spital, zbardhet arsyeja e prezantimit të
FotoMontazh: Fjoralba Ponari dhe Sonila Meço

Moderatorja Sonila Meço ka drejtuar mbrëmjen e djeshme gjysmëfinalen e emisionit "Ferma VIP", duke surprizuar të gjithë ndjekësit e programit. Po ashtu, në mbrëmjen plotë emocione të së premtes mungonte "Kryeplaku" Bes Kallaku.

Vetë moderatorja ka zbuluar sot se i është dashur të marrë drejtimin e një nate speciale të "Femrës VIP", siç gjysmëfinalja për shkak se Fjoralba Ponari ndodhet në spital. Ndërkohë, Bes Ballaku raportohet se ka humbur avionin në kthim nga Stambolli.

"Për shkak të një ndërlikimi të papritur shëndetësor të mikpritëses së talentuar e plot nur të Fermës, Fjoralba Ponari dhe humbjes së avionit në kthim nga Stambolli prej bashkëprezantuesit plot lezet  Bes Kallaku u desh mes opinionistëve të shpëtonim një program, që e deshëm, rritëm dhe shijuam me produksionin, duke fituar dashamirësinë e publikut", shkruan ajo.

Fjoralba Ponari në spital, zbardhet arsyeja e prezantimit të
Fotografi e moderatores Fjoralba Ponari nga spitali

Sonila Meço padyshim shkëlqeu në puntatën e djeshme, duke marrë parasysh edhe faktin se vendimi që ajo të prezantonte gjysmëfinalen u mor vetëm pak minuta para nisjes, bashkë me Enkel Demin dhe Armina Mevlanin.

"Nuk kam patur kohë ta tres të plotë kënaqësinë e një spektakli gjigand, sepse jeta personale mu lidh nyje në stomak, ama sonte me Enkel Demin dhe Armina Mevlanin nuk deshëm assesi t’i lejonim dy ngjarjeve të befta të prezantuesve të shkëlqyer të formatit të rrezikonin gjysmë-finalen e Fermës, apo të zhgënjenin pritshmëritë e publikut, që na sublimon përpjekjen për të bërë televizion të mirë", shkruan moderatorja.

Shënimi i plotë i moderatores Sonila Meço:

Një ditë do të ulem ngeshëm e të shkruaj për një nga periudhat më të sprovuara të jetës sime, atë që daton ekzaktësisht me nisjen e @fermavip.al dhe bashkëudhëton me të në një tandem të çmendur.

Përgjatë gjithë ditëve të angazhimit me Fermën, përpos programit tim të dashur Task Force në Syri Tv kam kaluar shumicën e ditëve në orët më vendimtare të të shtrenjtëve të mi: humbja e babit, operimi i mamit, një rrokopujë ngjarjesh personale, zhvillime të befta e të forta profesionale dhe si për ta çuar gjer në skajin e epërm të provës në ngarkesë këtë periudhë sfiduese ndodhi edhe e papritura: brenda 5 minutave vendimi i pashmangshëm për të drejtuar gjysmëfinalen e një shoë të përmasave gjigande.

Për shkak të një ndërlikimi të papritur shëndetësor të mikpritëses së talentuar e plot nur të Fermës, @fjoralba.ponari dhe humbjes së avionit në kthim nga Stambolli prej bashkëprezantuesit plot lezet  @bes_kallaku u desh mes opinionistëve të shpëtonim një program, që e deshëm, rritëm dhe shijuam me produksionin, duke fituar dashamirësinë e publikut.

Kemi hyrë në transmetim për pak minuta, duke kërkuar mirkuptimin e publikut dhe faleminderit, që nuk na e kursyet.

Fjoralba Ponari në spital, zbardhet arsyeja e prezantimit të
Moderatori Bes Kallaku humbi avionin per emisionin

Nuk kam patur kohë ta tres të plotë kënaqësinë e një spektakli gjigand, sepse jeta personale mu lidh nyje në stomak, ama sonte me Enkel Demin dhe Armina Mevlanin nuk deshëm assesi t’i lejonim dy ngjarjeve të befta të prezantuesve të shkëlqyer të formatit të rrezikonin gjysmë-finalen e Fermës, apo të zhgënjenin pritshmëritë e publikut, që na sublimon përpjekjen për të bërë televizion të mirë.

Faleminderit për çdo fjalë të mençur, mbështetje, ndjeshmëri, kritikë e vëmendje ndaj Fermës dhe personales sonë! Të njohësh audiencën është detyra jonë primare, të dish vendin tënd në audiencë është sfida më e rëndësishme.

Ndaj me përulje ju them: Faleminderit, që më dëgjoni, më mirkuptoni e më orientoni si të jem e dobishme në çfarë bëj, sidomos në periudhën më të vështirë në familje

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese