Belind Këlliçi përmes një postimi në Facebook ka treguar se mbështet Jul Dedën në garën për çmimin e madh në Big Brother VIP 3. Por jo vetëm kaq, Belindi kërkon mbështetjen e fansave dhe miqve të mbështesin dhe votojnë Julin si finalist të BBV.
“Njohja personale dhe miqësia me një djalë të jashtëzakonshëm, fisnik, e me vlera qytetare si Jul Deda, më shtyu sot të dashur miq, që t’ju kërkoj mbështetjen për të.” – shkruan Belindi duke ftuar të gjithë t’i japin një dorë aktorit për ta bërë realitet ëndrrën e tij, duke votuar në finalen e madhe të Big Brother Albania, duke dërguar një sms “Julian” tek numri 56666.
“Njohja personale dhe miqësia me një djalë të jashtëzakonshëm, fisnik, e me vlera qytetare si Jul Deda, më shtyu sot të dashur miq, që t’ju kërkoj mbështetjen për të.
Në këto 4 muaj qëndrimi në Big Brother, Juli ka shpalosur anën e tij më të mirë njerëzore duke përfaqësuar denjësisht jo vetëm veten dhe familjen e tij të nderuar, por edhe një brez të ri artistësh, të cilët kanë zgjedhur të punojnë e jetojnë me dinjitet në këtë vend.
Për mua dhe shumë miq e fansa të Julit, ai tashmë e ka fituar këtë edicion të Big Brother me paraqitjen e tij fantastike, por në këto 24 orë të fundit ju ftoj ti japim edhe ne një dorë për ta bërë realitet ëndrrën e tij, duke votuar në finalen e madhe të Big Brother Albania, duke dërguar një sms “Julian” tek numri 56666. Faleminderit e suksese Jul Dedës “