E teksa na ndajnë pak ditë nga nisja e edicionit të 63-të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, janë zbuluar zyrtarisht se kush do të jenë dy moderatorët.
Këtë vit moderimi i është besuar Enkel Demit si dhe Ornela Bregut, ndërsa në zonën ku do të jenë këngëtarët do të jetë Dalina Buzi. Festivali do të mbahet nga data 19-22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.
Drejtoresha artistike e Festivalit do të jetë Elhaida Dani. Në këtë festival do të ketë një fitues të vetëm. Fituesi që më pas do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Festivali i 63-t do të ketë edhe risi të reja, siç është votimi për herë të parë i diasporës, e cila do të ketë mundësinë të votojë për këngën fituese.