Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Festa e Pavarësisë së SHBA-së, Vjosa Osmani publikon video duke kërcyer në shi

Shkruar nga Newsbomb
Festa e Pavarësisë së SHBA-së, Vjosa Osmani publikon video
Pamje nga kërcimi në shi i Presidentes Vjosa Osmani me fëmijë dhe zyrtarë të ambasadës së SHBA-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur javën e festimeve në kuadër 4 korrikut, që shënon pavarësinë e tyre.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka organizuar disa aktivitete të ndryshme në kuadër të kësaj dite të rëndësishme për popullin amerikan.

Festimeve i është bashkuar edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila ka shpërndarë një video duke kërcyer në rrjetin social Facebook, teksa përmbri shkruan: “Festojmë Pavarësinë e Amerikës”.

Ndonëse kushtet atmosferike nuk kanë qenë të favorshme, pasi Kosova është përfshirë nga rrebeshe shiu, por kjo nuk e ka ndalur Presidenten, Vjosa Osmani dhe as ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, që bashkë me shumë të tjerë, përfshirë edhe fëmijë të vallëzojnë në ritmet e muzikës nën shiun e mbrëmjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese