Si duket Fero s’ka për t’u ndalur! Pasi i postoi një foto ish-partneres së tij, Arbenita Islamaj ku shihej në Dubai në shoqërinë e një djali, sërish ka reaguar! Ky reagim i fundit i reperit ka ardhur pasi Arbenita e etiketoi si të çmendur dhe psikopat, duke thënë se personi që shihet në foto me të është një agjent real estate, me të cilin po bisedonte për apartamente.
Epo, nuk është vonuar shumë dhe Fero ka postuar një video ku thotë se gjithçka po e bën për vajzën e tij dhe qëllimi i vetëm është që të takohet me të.
“Ti jetën tënde jetoje me burra të huaj shko, rri, ulu, pi, bëj ç’të duash. A bën a s’bën është jeta jote as më intereson. Ama ti të lësh burrin e huaj, atë plakun e flliqur, atë plakun e zi aty të ma kapë vajzën dhe të ma marrë në krahë nëpër Dubai, ky është gabimi më i madh që ke bërë në jetën tënde”, tha ai. Ndërkohë më pas ka postuar një foto tjetër të ish-partneres së tij ku shihet duke kërcyer me një person në një klub nate. Përmbi foto, Fero shkruan me ironi: “agjenti nr. 2 i pasurive të patundshme”.
Gjithashtu, ai u ka bërë thirrje organeve që të bëjnë punën e tyre dhe të mos bëjnë padrejtësi.
“Lus organet kompetente të jeni korrekt në punën tuaj si dhe mos i mbyllni nga padrejtësia që më bëhet. Që shumë ditë e javë e muaj po ju lutem ose në rrjetet sociale ose edhe fizikisht (live), merruni me rastin, merruni me rastin mos më bëni padrejtësi. Organet kompetente merruni me rastin para se nesër të jetë vonë në çfarëdolloj aspekti!”, shkruan Fero.