Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Ferma Vip në moderimin e Fjoralba Ponarit, Xhoi Jakaj: Kur prezantoi Sonila Meço, ishte si nata me ditën

Shkruar nga Newsbomb
Ferma Vip në moderimin e Fjoralba Ponarit, Xhoi Jakaj: Kur prezantoi Sonila
Fotomontazh: Fjoralba Ponari, Xhoi Jakaj dhe Sonila Meco

Sezoni i parë i reality show-t që “theu” pritshmëritë e publikit, Ferma Vip, u mbyll të mërkurën mbrëma me një fitues, Dionis Bibën. Djali pukjan arriti që të fitonte çmimin plot 100 mijë euro, por pavarësisht shumës monetare përgjatë qëndrimit të tij në fermë, ndryshoi dhe opinionin që shumë prej njerëzve kishin krijuar për të.

Një reality show shumë ndryshe nga Big Brother Vip. Sigurisht që zënka pati, por të moderuara dhe pa kaluar në personale. Ky fakt është vënë re edhe nga pedagogia Xhoi Jakaj.

“Konkurentët personazhe vip me kulture, dhe talente të rralla, persona të hajrit dhe të gjithë me sjellje normale njerezore, nuk u treguan vulgarë as të pa hijshëm për arsye të një çmimi të madh, zgjodhën të tregohen njerez të mirë dhe të nxjerrin në pah disa virtyte që ata i zotërojnë edhe në jetet e tyre!”, shkruan ajo, teksa në vijim ndalet edhe te moderimi.

Ky spektakël u prezantua nga Fjoralba Ponari dhe Bes Kallaku. Të dy arritën që të përballonin presionin dhe emocionet e një reality show “live” , por sipas Xhoit vetëm në një natë kur Fjoralba u zëvendësua nga Sonila Meço, ndryshimi ishte i madh.

“Prezantuesit ia dolën të ishin in në të shumtën e rasteve! Por një natë që i zevendesoj Sonila, ndryshimi ishte si nata me ditën!”, shkruan pedagogia ndër të tjera, duke zbuluar më pas dhe personin se kush ajo dëshironte që ta fitonte.

Komenti i plotë:

Dy fjalë dhe një opinion për "Ferma vip" sipas mendjes time!

Ishte super spektakël për nga personazhet, por me shumë difekte teknike dhe me një regji jo pak me probleme!

Edhe në finale pati pafund zhurma dhe interferim mikrofonësh që e kthej në bezdi të madhe dhe detyrohesh të  ndërrosh kanal e të shikosh parole politike!

Konkurentët personazhe vip me kulture, dhe talente të rralla, persona të hajrit dhe të gjithë me sjellje normale njerezore, nuk u treguan vulgarë as të pa hijshëm për arsye të një çmimi të madh, zgjodhën të tregohen njerez të mirë dhe të nxjerrin në pah disa virtyte që ata i zotërojnë edhe në jetet e tyre!

E kisha një ftese nga produksioni për këtë sezon, por nuk e gjej kurrë veten në një reality me shumë persona se dua liri individuale, ndaj dhe e kam ndjekur për të kuptuar dallimin mes "Farmes dhe Bigut"

Prezantuesit ia dolën të ishin in në të shumtën e rasteve! Por një natë që i zevendesoj Sonila, ndryshimi ishte si nata me ditën!

Opinionistët plotësonin gjithë kriteret për nga bukuria, mençuria, dhe humori me në krye të preferuaren time Sonila Meco diva e mendjes,elegances dhe finesës nga mënyra se si e përkufizoi çdo personazh!

Arimina pastaj nuk kam komente, bukuria dhe veshjet e saj të lënë pa fjalë, ishte si të thuash qershia mbi tortë. Kel Demi me aftësinë e tij të rrallë di të jetë gjithnjë në ekujlibër, ka humor fin dhe një zotnillëk që asnjë se zotëroi dot si Keli nder vite ne ekranet shqiptare, mbi të gjitha me kohen se humbi kurrë linjën e tij dhe mbetet ende prezantues në modë!

Fituesi ishte me meritë dhe më gëzoi se ka origjinën nga Puka ime, njehersh djale me një talent e humor spontan që i bëri për vete të gjithë me sjelljen e tij të fisme ashtu si jemi ne Pukjanet në tërësi.

Ama doja të fitoje Ciljeta Cili Xhilaga sepse tregoi vlera familjare të cilat  deri diku kanë humbur në kohët që jetojmë, dhe jam pro grave që i japim peshe familjes edhe kur nuk e kanë fare të lehtë zgjedhjen e tyre mes asaj që je dhe asaj që do të behesh!

Çiljeta i ka dhënë shumë peshë termit familje dhe ka rritur e edukuar mirë djalin e bashkëshortit me një dashuri të vërtet, të cilën e kam parë nga afër edhe pa kamera se i ka sjellë disa kohë të dy djemtë tek akademy "ZojArt" ku më ka befasuar kujdesi i saj dhe dashuria qe i jep djalit te Albanit,

Zoti nuk mund te jete kudo, ndaj solli nenat. E pra Çili është një super mama pêr dy djemte njesoj...????

Produksione të tilla kanë audiencë, por producentët në vend të fitimeve të mëdha dhe vlerave që transmeton, duhet të jete disi në ekujlibër!

Televizionet kanë një peshë  në edukimin dhe informimin e publikut po të duan, se akoma ka disa breza që konsumojnë emisione televizive. Duhet bërë se është një sherbim i mirë ndaj edukimit të brezave, me ato që zgjedh t'u ofrosh në 24 ore.

Të gjithë nëse duam , mundemi të vëmë një tullë me vlera, në vend të një pallati me antivlera!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese