Këngëtari Robert Berisha ka vendosur që të lërë përfundimisht garën në “Ferma VIP” krejt papritur.
Roberi ka pasur një telefonatë me vajzën e tij Rene dhe duket se kjo ka ndikuar edhe më shumë në gjendjen e tij. Pas telefonatës ai vendosi që ta ndërpriste lojën pasi e kishte marrë malli për vajzën e tij.
Pjesë nga biseda:
Roberti: Nuk ka ndodhur asnjëherë që t’i bëj cancel angazhimet e mia, më vjen keq që ka ndodhur kështu. Por pas kësaj telefonate që pata me Renenë, dhe këto ditë e kam patur të vështirë këtu në Fermë nga malli për vajzën, pasi eksperienca ka qenë shumë e bukur.
Fjoralba: Pra lënia e kësaj sfide është Rene?
Roberti: Po, siç e thashë kam 5 vite që nuk jetoj me vajzën, dhe është shumë e vështirë për mua.
Fjoralba: Vendimi yt është që ti të lësh garën?
Roberti: Po, e lë garën për shkak të Renesë, po më vjen keq edhe prej produksionit që ka ndodhur kjo gjë por unë duhet ta lë.