
Në rrjetet sociale po diskutohet një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Vserlo dyshohet se ka puthur me forcë Loredanën.
Sipas burimeve të fundit, Loredana ka shpërthyer në dhomën e rrëfimit, duke kërkuar me ngulm që pamjet të behën publike. Nga ato që po thuhen lart e poshtë mësohet se banorja u ka vendosur “ultimatum” që të nxjerrin pamjet ose në të kundërt ajo do të largohet.
Ky incident ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të produksionit.
Deri më tani, “Vëllai i Madh” nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare për këtë çështje, ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse pamjet do të transmetohen gjatë spektaklit të së shtunës.