
Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka njoftuar anulimin e një koncerti që ai do të mbante këtë mbrëmje në një club në Prishtinë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Instagram krahas një fotje ku shfaqet i shtrirë me vigon në dorë, reperi shkruan se për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore e ka të pamundur që të performojë sonte.
Gjithashtu, ai vijon më tej duke thënë se rikthimi i tij do të jetë shumë shpejt.
“Njerëz me përulje dhe mirëkuptim më duhet të ju njoftoj se koncerti im sonte në Zone Club është i pamundur për shkak të situatës shëndetësore që kam. Do të kthehemi së shpejti dhe do të festojmë bashkë. Ju dua”,- shkruan reperi i njohur, Ledri Vula në rrjetet sociale.
Reperi, Ledri Vula vijon që të jetë një nga emrat më të kërkuar në treg, pavarësisht se ka një karrierë të gjatë në skenë. Këtë vit, ai ka qenë shumë më aktiv me performanca publike dhe projekte të reja muzikore.
