Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Çfarë deklaruan Gjesti dhe Egli për njëri-tjetrin? Banori i penduar për sjelljen e tij: I kam rënë pishmanit…

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë deklaruan Gjesti dhe Egli për njëri-tjetrin? Banori
Gjesti-Egli

Më në fund një "date" për Eglin dhe Gjestin, pasi ky i fundit i kishte kërkuar Vëllait të Madh për t'i mundësuar një takim mes tyre. 

Darka në suitën brenda shtëpisë së "Big Brother VIP", shërbeu që dyshja të sqaronin marrëdhënien e tyre, teksa nuk munguan as deklaratat nga të dy.

Teksa kujtonin momente nga raporti i tyre, Egli ka mbajtur një qëndrim më të ftohtë, duke i përsëritur se nuk e ka marrë malli. Madje në një moment, ajo i thotë banorit se ka për t'i rënë pishmanit për të gjitha sjelljet e tij ndaj saj. Megjithatë, Gjesti u përgjigj duke pohuar se i ka rënë pishmanit, prandaj i ka kërkuar edhe falje. 

Pjesë nga biseda:

Egli: E di sa do i biesh pishmanit ti?

Gjesti: I kam rënë përderisa po të kërkoj falje. A të ka marrë malli për mua?

Egli: Unë të them mos më fol kështu ti vazhdon.

Gjesti: Unë po shprehem moj për marrëdhënien që kemi pasur. Nuk po të them hajde flejmë.

Egli: Të thash nuk më ka marrë malli.

Gjesti: Gënjen se ta shikoj në sy. Po të pyes si njeri. Thuaj po dhe jemi në rregull. Mua më ka marrë malli.

Egli: Mua jo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese