Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Fansi ngjitet në skenë për të, Xhensila Myrtezaj ndalon bodyguardin ta dhunojë

Shkruar nga Newsbomb
Fansi ngjitet në skenë për të, Xhensila Myrtezaj ndalon
Xhensila Myrtezaj duke ndalur bodyguardin

Xhensila Myrtezaj është në qendër të vëmendjes, që pas divorcit të saj me aktorin Bes Kallaku. Këngëtarja bukuroshe vijon turet e saj të koncerteve, ndërsa së fundmi ka qenë në Itali. Ajo ka treguar edhe një anë të saj që nuk e kishim njohur më parë.

Në një sallë të mbushur, njëri nga fansat ngjitet në skenën ku po këndonte këngëtarja. Ai kërkon t’i bëjë një video nga afër, por në këtë moment ndërhyn bodyguardi që e shtyn për të zbritur poshtë.

Xhensila e merr menjëherë në dorë situatën dhe duket se shkon menjëherë drejt bodyguardit. Ajo i kërkon ta lërë dhe më pas i jep dorën fansit. Një situatë aspak e zakonshme, që edhe këtë radhë Xhensila tregon se di t’i administrojë siç duhet duke nxitur mjaft komente pozitive në rrjetet sociale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese