Rihanna ka trishtuar fansat e saj, pas disa komenteve që bëri gjatë një aktiviteti të markës së saj “Fenty Beauty” në Barbados, ku la të hapur mundësinë e largimit nga muzika.
Këngëtarja e famshme përmendi se muzika ishte çelësi i suksesit të saj, por shtoi se “Zoti ka plane të tjera” për të ardhmen e saj. Këto fjalë nxitën dyshime nëse albumi i saj i shumëpritur do të vijë ndonjëherë.
Që prej vitit 2016, Rihanna nuk ka publikuar një album të ri, ndërsa performanca e saj e fundit muzikore ishte në shfaqjen e Super Boël 2023. Ndërkohë, artistë si Taylor Sëift dhe Beyoncé kanë zhvilluar turne të suksesshme, duke nxitur edhe më shumë dëshirën e fansave për një rikthim të Rihanna-s.
Komentet e saj krijuan një reagim të madh në rrjetet sociale. Disa fansa shprehën keqardhje, ndërsa të tjerë e mbështetën atë në vendimin për t’u përqendruar në projekte të tjera, si marka e saj “Fenty.”
“Duket sikur Rihanna po largohet nga muzika,” shkroi një fans i zhgënjyer, ndërsa një tjetër tha se “është koha ta respektojmë zgjedhjen e saj për të kaluar në një fazë të re të jetës.”